Mahamadou Landoure është një emër që premton të bëhet diçka për të folur në të ardhmen e basketbollit. Në vetëm 13 vjeç, lojtari i Real Madridit, tashmë 2.11 metra, shënoi 56 pikë dhe kreu 33 kërcime kundër Barcelonës në finalen e Minicopa Endesa, një nga turnetë kryesore (nën 14 vjeç) për të rinjtë në Spanjë.

‘Los blancos’ fituan titullin dhe i riu i lindur në Mali, u zgjodh MVP, përballë më shumë se 8 mijë shikuesve në palestër, duke ndjekur derbin. Duhet theksuar se në këtë turne edhe më parë kanë shkëlqyer emra si Luka Doncic, Ricky Rubio dhe Usman Garuba, tashmë të gjithë në NBA.

