Neymar dhe Verratti, jashtë planeve të Enriques, “yjet” e PSG-së duhet të gjejnë “shtëpi” të re

Pak ditë para fillimit të Ligue 1, është koha për marrjen e vendimeve të rëndësishme në shtëpinë e Paris Saint-Germain.

Dita e sotme mediatike, një ditë kushtuar fotografive zyrtare për Ligue de Football Professionnel, dha indikacione domethënëse: mungonin Neymar dhe Marco Verratti, si dhe Kylian Mbappé.

Një sinjal i qartë, raporton RMC Sport, për gatishmërinë e klubit për të mos i përfshirë këta lojtarë, së bashku me Renato Sanches, Hugo Ekitike dhe Juan Bernat, në projektin teknik të Luis Enrique-s.

Lojtarët e sipërpërmendur, përveç Mbappésë, janë thirrur nga Luis Campos dhe trajneri asturian në orët e fundit. Sipas mediave franceze, ata mund të mos thirren për ndeshjen ndaj Lorientit.

Kjo do të thotë se ata duhet të gjejnë një destinacion të ri brenda deri në mbyllje të merkatos, pasi nuk përfshihen në planet e stafit teknik.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close