Arsimi i Çegranit angazhon 4 lojtarë të ri 

Sulejman Abduli, Almir Cakolli, Betim Iseni dhe Aleksander Angelkovski janë anëtarë të ri të KF Arsimi nga Çegrani. 

Arsimi i Çegranit vazhdon përgatitjet intensive për sezonin e ri në Ligën e Dytë të futbollit në Maqedoninë e Veriut. 

Duke zhvilluar finesat e fundit para startit të garave verdhezinjtë kanë komunikuar angazhimin e 4 futbollistëve të rinjë. 

Mesfushori anësorë Sulejman Abduli, mesfushorët Almir Cakolli e Betim Iseni, si dhe portieri Aleksander Angelkovski janë aktivizimet e reja të Arsimit.

Sulejman Abduli është mesfushorë anësorë i talentuar që është rritur tek akademija e Shkëndijës, më pas një periudhë të shkurtër tek akademia e Winterthur, ndërsa së fundmi ka qenë pjesë e juniorëve të Renovës. Cakolli është rritur tek akademija e FC Shkupit, më pas ka pasur një eksperiencë një vjeçare me BVK Konjaren. Betim Iseni është rritur tek akademija e FC Shkupi, ndërsa portieri Angelkovski ka kaluar gati se të gjithë grupmoshat e reprezentacionit vendor, edhe atë ka qenë pjesë e U19, U20, U21, ndërsa ka pasur ekspericena pozitive me Renovën në ligë të parë, si dhe ekipin e KF Gostivarit dhe Teteksit në Ligën e Dytë. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close