Nelson Hysa: Mbrëmja e boksit në Tetovë, më e mira në Ballkan!  

Faleminderit Halim Abazi që na bëre çdo gjë të lehtë e na dhe mundësinë të marrim pjesë në këtë Show. Më i bukuri në Ballkan pa asnjë dyshim”, shkruan Nelson Hysa. 

Sportet luftarake në përgjithësi e boksi në veçanti gëzon popullaritet të madh tek shqiptarët dhe ndër vite si komb kemi pasur emra të dalluar që na kanë bërë krenarë me arritjet e tyre. 

Me praninë në masë boksi zgjeron shtrirjen dhe në këtë drejtim kontribuojnë shumë edhe organizimet e ndryshme dhe mbrëmjet e boksit në shumë vende ku jetojnë shqiptarët. 

Qyteti i Tetovës, gjegjësisht Boks Klub Shkëndija No Limit me udhëheqësin Halim Abazi tashmë për herë të 10-të organizoi spektaklin e boksit “Night of the Champions”, karakteristikë e te cilit është se mbahet në skenë të hapur në sheshin “Iliria” dhe pa pagesë për dashamirët e këtij sporti. 

Edicioni i fundit solli shumë interes dhe lufta interesante, me Senad Gashin e boksierë tjerë eminent, turkja Elif Nur Turhan fitoi titullin kampione e Botës në WBF, derisa pë herë të parë në Maqedoni boksoi kampioni i shumëfishtë i Shqipërisë, Nelson Hysa. Ky i fundit me një performansë të sigurtë fitoi përballë argjentinasit Marcos Aumada, derisa pas meçit nuk ka kursyer lavdat për organizatorët e këtij eventi. 

Faleminderit Halim Abazi që na bëre çdo gjë të lehtë e na dhe mundësinë të marrim pjesë në këtë Show. Më i bukuri në Ballkan pa asnjë dyshim! Faleminderit për matchmaking. Shpresoj të kemi mundësinë ta kthejmë me të mira”, shkruan Nelson Hysa. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close