Ndodh në Brazil, futboll luhet edhe me 12 lojtarë (VIDEO)

Një rast i paprecedentë është regjistruar në Copa Sudamericana, saktësisht në duelin Santos (Brazil)-Blooming (Bolivi).

Dy skuadrat nuk kishin shanse për kualifikimin. Dhe sfida e luajtur në “Estadio Urbano Caldeira”, përfundoi në barazim 0-0. Miqtë e mbyllën ndeshjen me dhjetë lojtarë, ndërkohë që Santos, skuadra e legjendës Pele, humbi një penallti në minutën e 11’ shtesë.

E çuditshmja ndodhi në minutën e 64’. Vendasit kryen tri zëvendësime. Njëri nga lojtarët e futur në fushë ishte Rodrigo Fernandez.

Ai duhet të ndërrohej me Camachon, por ky i fundit nuk doli nga fusha. Santosi luajti për rreth një minutë me 12 lojtarë.

Një gjë të tillë e vunë re pjesëtarët e pankinës së Blooming, të cilët reaguan ashpër duke protestuar ndaj asaj situate. Arbitri ekuadorian Augusto Aragon ftoi Camachon të largohej. Dhe në fushë u barazuan forcat mes dy skuadrave. Me sfidën që vazhdoi rregullisht, por që nuk prodhoi gola.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close