Augsburg blen kartonin e Mërgim Berishës nga Fenerbahçe

Futbollisti shqiptar, Mërgim Berisha në sezonin e ri do të luajë në Bundesligën gjermane me skuadrën Augsburg. Klubi gjerman ka zyrtarizuar blerjen e sulmuesit nga Fenerbahçe, për të cilin ka paguar 4 milionë euro. Sezonin e kaluar Berisha u transferua nga Fenerbahce te Augsburg në formë huazimi, duke shënuar 9 gola dhe duke dhënë 4 asistime në 23 ndeshje të Bundesligës, ndërsa tashmë klubi bavarez e ka blerë përfundimisht kartonin e 25-vjeçarit. Berisha në të kaluarën ka luajtur edhe për Salzburgun si dhe për disa ekipe të ndryshme të Austrisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close