Muller po ndihmonte Bayern të mposhte Barcelonën, hajdutët bëjnë ‘kërdinë’ në vilën e tij

Shtëpia e lojtarit të Bayern Munich, Thomas Muller u grabit në kohën që lojtari po luante ndaj Barcelonës, sfidë e vlefshme për raundin e dytë të Champions League. Sipas Bild, vila e sulmuesit ndodhet në qytetin e vogël Wettlkam në komunën e Otterfing, në jug të Mynihut dhe u grabit rreth orës 22:00.

Policia ka konfirmuar se janë vjedhur para, bizhuteri dhe sende me vlerë, ndërsa Muller po ndihmonte ekipin e tij të fitonte ndaj ekipit katalanas. Pavarëisht kërkimit me qen policie dhe helikopterë, ende nuk ka gjurmë të autorëve.33-vjeçari u largua me nxitim nga Allianz Arena dhe nuk pati kohë për mediat, gjë që ishte befasuese me zëvendëskapitenin që fliste gjithmonë pas ndeshjeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close