Boxclub Shkëndija No Limit ka përmbyllur me sukses paraqitjen në Kampionatin e Maqedonisë, duke u kthyer me gjithsej gjashtë tituj kampioni shtetëror.

Sipas njoftimit të klubit, titujt e kampionit u fituan nga Rezon Krasniqi, Enver Havzija, Lazim Bekteshi, Ferit Arifi, Erijon Saiti dhe Enes Alija, ndërsa Shkëndija e vlerëson veten si ekipin më të suksesshëm të kampionatit.
Në reagimin e publikuar pas garës, klubi ka shprehur pakënaqësi për disa vendime në meçe të caktuara, duke theksuar se, sipas tyre, ka pasur elemente të padrejtësisë në gjykim gjatë kampionatit.
Megjithatë, nga Shkëndija theksojnë se boksierët e tyre arritën rezultate të shkëlqyera në ring dhe se paraqitjet bindëse u kurorëzuan me gjashtë medalje të arta dhe tituj kampioni.

