Pas kapitenit Amir Nuhija, një tjetër protagonist i suksesit historik të Shkëndijës së Haraçinës ka njoftuar largimin nga klubi. Sulmuesi anësor, Fikret Livareka, përmes një mesazhi emocional ka konfirmuar fundin e bashkëpunimit me skuadrën kuqezi.

Livareka falënderoi bashkëlojtarët, trajnerët, kryesinë dhe veçanërisht tifozët “Çlirimtarët” për mbështetjen e vazhdueshme, duke theksuar se Shkëndija për të ka qenë më shumë se një klub, një familje e vërtetë. Ai largohet pas një periudhe të mbushur me emocione, sakrifica dhe suksese, ndërsa shprehu bindjen se klubi do të vazhdojë të arrijë rezultate të mëdha edhe në të ardhmen.

