Kapiteni i Shkëndijës së Haraçinës, Amir Nuhija, ka konfirmuar largimin nga klubi përmes një mesazhi emocional në rrjetet sociale, duke mbyllur një kapitull të rëndësishëm pas inkuadrimit historik të skuadrës në Ligën e Parë.

Nuhija e cilësoi Shkëndijën si shtëpinë e tij futbollistike, duke kujtuar rrugëtimin që nisi që nga fëmijëria dhe përfundoi me realizimin e ëndrrës së madhe të klubit. Ai falënderoi kryesinë për besimin dhe mbështetjen, ndërsa mirënjohje të veçantë shprehu për tifozët “Ultras Çlirimtarët”, të cilët i quajti forca dhe zemra e klubit në çdo sfidë. Kapiteni largohet me kokën lart, pasi ishte një nga figurat kryesore në sezonin që solli suksesin më të madh në historinë e Shkëndijës së Haraçinës.

