Sot janë në program edhe nëntë ndeshje të Ligës Europa për sezonin e ri 2024/25. Në 9 takimet e sotme, vëmendja më e madhe është te takimi mes Romës dhe Atletiko Bilbaos.

Ndërkohë dyshja shqiptare, Milot Rashica dhe Ernest Muçi, si pjesë e ekipit të skuadrës turke Beshiktash janë në Amsterdam për t’u përballur me Ajaksin e Diant Ramajt, por ky i fundit është i lënduar.
Mjaft nxitje dhe emocione pritet të jetë edhe sfida në mes Olimpik Lionit dhe Olimpiakosit. Ndërkohë Totenhami do të përballet me ekipin e fortë të Karabakut.


