Dinamo Zagreb është kualifikuar në 1/8 e finales së Kupës së Kroacisë.

Skuadra ku luajnë futbollistët shqiptarë, Arbër Hoxha e Arijan Ademi, e mposhtën skuadrën Banjole, me rezultat 1-3.
Një nga golashenuesit e ndeshjes ishte edhe Arijan Ademi, i cili shënoi golin e tretë për Dinamon në minutën e 86-të.
Ky ishte goli i parë sezonal për mesfushorin shqiptar nga Maqedonia e Veriut.

