Maqedonia e Veriut dhe Arabia Saudite do të përballen në një ndeshje miqësore në mesin e këtij muaji. Në këtë sfidë, përfaqësuesja e Maqedonisë do të ketë emra me futbollist vendor.

“Na pret një lojë e fortë kontrollues ndaj Arabisë Saudite, përfaqësuese që është në fazën finale të përgatitjeve për Botërorin. Kjo do të jetë një mundësi e shkëlqyer për lojtarët e thirrur që të përballen me një kundërshtar cilësor në fushë dhe për ne si staf profesional të shohim realisht potencialin dhe cilësinë e lojtarëve që mendojmë se janë në formën më të mirë për momentin në kampionatin tonë. Synimi ynë ishte të ftonim edhe Martin Mircevski (TSC, Serbi), Marko Simonovski (Drita, Kosovë), Sefer Emini (Sonderjyske, Danimarkë), Tomçe Grozdanovski (Zlate Moravce, Sllovaki) dhe portierin Bekim Rexhepi (Partizan, Shqipëri), por këta nuk kanë marrë leje nga klubet e tyre sepse ndeshja do të luhet jashtë orarit të FIFA-s dhe disa janë duke u rikuperuar nga lëndimi. Me ne do të jetë Darko Vellkovski, të cilit i nevojiten ndeshje për të qenë në formën e duhur konkurruese dhe shanse do të kenë edhe Martin Stojanov dhe Kristian Toshevski. Shpresojmë që të gjithë futbollistët e ftuar të luajnë sa më seriozisht dhe të lënë përshtypje pozitive”, ka thënë Bllagoja Milevski.

