Emir Sahiti përfshihet në formacionin e javës në Kroaci

Emir Sahiti mbetet protagonist apsolut në radhët e Hajduk Splitit këtë sezon. Të shtunën reprezentuesi i Kosovës realizoi një super gol në fitoren 2:1 të skuadrës së tij ndaj Varazhdinit. Falë paraqitjes së tij dhe ndikimit që pati në rezultatin përfundimtar, 23 vjeçari është përzgjedhur në formacionin e javës në Super Ligën kroate. Sahiti është vendosur në krahun e djathtë të mesfushës, ndërsa në 11-shen më të mirë është përfshirë edhe futbollisti tjetër shqiptar Lindon Selahi i cili është pjesë e skuadrës së Rijekës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close