Mesfushori shqiptar shpërthen me tre gola në Turqi (VIDEO)

Pas një dëmtimi i cili e la jashtë fushave për një kohë të gjatë, Eduard Rroca është rikthyer në versionin e tij më të mirë në ligën e parë turke, ku aktivizohet me skuadrën e Istanbulspor, aty ku luan edhe reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut, Valon Ethemi.

Mesfushori shqiptar ishte protagonist në ndeshjen në transfertë ndaj Denizlispor teksa realizoi tre gola brenda 44-minutave të para duke e dërguar për momentin skuadrën e tij në avantazhin 2-3. Por, për fat të keq në fraksionin e dytë të lojës, ekipi i Rrocës pësoi dy herë të tjera me Denizlisporin që përmbysi golat e ish-futbollistit të Kukësit.

VIDEO

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close