Sipas lajmeve të publikuara këtë të martë nga e përditshmja sportive spanjolle Sport, Frenkie De Jong nga Barcelona është një vetëm një hap larg transferimit tek Manchester United.

Ai do t’i kushtojë klubit nga “Old Trafford” 70 milionë euro. Sipas të njëjtit burim, marrëveshja mes klubeve është thuajse e finalizuar.
E vetmja gjë që ka mbetur për të rënë dakord është një kontratë me futbollistin, kontrata e të cilit me Blaugranët skadon në qershor të vitit 2026.

