Makedonija GJP humb nga Tikveshi

Tikveshi ka mundur Makedonija Gjorçe Petrovin me rezultatin e thellë 4:0, në ndeshjen hapëse të xhiros së 10-të të elitës së futbollit vendor. Vendasit dominuan takimin që nga fillimi e deri në fund duke mos e diskutuar për asnjë moment fitoren. Fjalën kryesore në këtë përballje e kishte dyshja Ivanovski – Ngoba të cilat shënuan nga dy gola. Me këtë fitore Tikveshi ngjitet në pozitën e dytë me 16 pikë të tubuara, ndërsa Makedonija Gjorçe Petrovi renditet i 9-ti me 9-të pikë. Ndërkohë xhiroja e 10-të në elitën e futbollit vendor kompletohet me 4 takime të tjera të cilat do të zhvillohen të dielën nga ora 14:00. Shkëndja pret Bregallnicën, Akademia Pandevi takohet me Shkupin, Skopje do t’i mat forcat me Rabotniçkin, ndërsa Sileksi përballet me Pobedën.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close