Maestro Basri Latifi pajiset me liçencën “Master Coach” për hendboll 

Pas sukseseve kolektive me Klubin e Hendbollit të femrave Çairi, trajneri Basri Latifi ka bërë një hap të madh individual. Tekniku shkupjan ka ndjekur kursin për diplomë/liçencë për tu avansuar në profesionin e tij, duke marrë tashmë titullin “Master Coach”, dokument që i jep të drejtën e udhëheqjes së ekipit në ndeshje të rangut më të lartë nën patronatin e dy organizatave më të mëdha ndërmombëtare të hendbollit, EHF she IHF. 

Lajmin për paisje me liçencën e lartëpërmendur me shumë gëzim e krenari e kanë bërë publike nga Klubi i Hendbollit të Femrave, Çairi. 

Trajneri ynë Basri Latifi ka marrë liçencën ose diplomën Master Coach, duke fituar kështu të drejtën për të udhëhequr ndeshje të rangut më të lartë të organizuara nga EHF dhe IHF.

Tashmë shoqëria e trajnerëve në Maqedoninë e Veriut është pasuruar me një anëtar më shumë që kanë licencë ose diplomë më të lartë të hendbollit.

Ai e kaloi me sukses provimin e fundit duke analizuar dhe elaboruar temën: “Ndikimi i analizës së lojës së ekipit kundërshtar në formimin e taktikave në hendboll”, thuhet në komunikatën e KHF Çairi. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close