Si pasojë e përhapjes së Covid 19, kampionatet e futbollit dhe të gjitha evenimentet sportive po vazhdojnë të jenë të suspenduara.

Të njëjtin fat e ka edhe Ligue 1 e Francës, ku gjithçka vazhdon të jetë në pauzë.
Sot, presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka shtyrë masat për karantinë deri më 11 maj.
Kjo do të thotë se edhe futbolli do të vazhdojë të jetë i suspenduar.
Në Itali, këto masa janë vazhduar vetëm deri më 3 maj dhe pritet që skuadrat të kthehen në stërvitje më 4 maj.

