‘Blutë’ e Londrës pritet të jenë një nga skuadrat më aktive në merkaton e verës. Ata duket se kanë gati edhe planin.

‘Gazzetta dello Sport’ shkruan se Chelsea do të rikthejnë interesimin për Mertens, transmeton lajmi.net.
Chelsea lidheshin me lojtarin edhe në të kaluarën, dhe meqë ai nuk ka rinovuar akoma kontratën, ata mund të bëjnë përsëri një lëvizje drejt tij.
Mertens mund të jetë zëvnedësues i Pedro Rodriguez, i cili pritet të largohet nga ‘Stamford Bridge’ në fund të këtij sezoni.
Duhet të presim për të parë nëse Chelsea do të bëjë ndonjë ofertë formale për Mertens. /Lajmi.net/

