Kampionët e La Liga janë gati që të zgjasin qëndrimin e Semedo në ‘Camp Nou’.

Sipas raportimeve të ‘Marca’, Barcelona i ka ofruar yllit portugez rinovim kontrate, transmeton lajmi.net.
Kontrata e re parasheh që Semedo do të jetë pjesë e skuadrës katalane deri në vitin 2025.
Gjatë javëve të kaluara flitej prë një shkëmbim të mundshëm Semedo – Joao Cancelo, por duket se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.
Semedo tashmë ka mundësinë që të vë firmën në kontratën e re me Barcelonën. /Lajmi.net/

