Sulmuesi anglez, Harry Kane, ka frikësuar tifozët pas lëndimit që kishte pësuar në ndeshjen e parë të Kupës së Botës kundër Iranit.

Kane lëshoi fushën në minutën e 75-të, pasi lëndoi kyçin e këmbës duke ngjallur frikë tek kombëtarja angleze.
29 vjeçari së fundi ka kryer edhe testet mjekësore ku sipas ekzaminimeve nuk ka ndonjë dëmtim të madh dhe do të jetë i gatshëshëm për t’u përballur me SHBA të premten./IndeksOnline/

