
Basketbollisti i Los Angeles Lakers, LeBron Xhejms ka shënuar një natë interesante në NBA në fitoren 119:102 ndaj Atlanta Hawks.Xhejms shënoi 30 pikë me tetë asistime, duke shënuar ndeshjen e 563-të në karrierë me të paktën 30 pikë në ndeshje.
Me këtë paraqitje, James arriti të mposhtë rekordin e legjendarit Michael Jordan për një ndeshje.
“Ky është dikush që e kam adhuruar në fëmijërinë time dhe kam veshur numrin 23 për shkak të tij”, ka thënë Xhejms pas rekordit.
Meqë ra fjala, Ostin Rivs shtoi 20 pikë dhe Entoni Dejvis 18 pikë e 19 kërcime për Lejkers, të cilët me rezultatin 20-14 mbajnë vendin e katërt në Konferencën Perëndimore. Nga ana tjetër, Tre Jang shënoi 33 pikë me nëntë asistime dhe Xhejlen Xhonson 19 pikë. Houks janë në pozitën e shtatë në Lindje me 18 fitore dhe një humbje.