Arsenali po mendon të transferojë një tjeter shqiptar, por kete here për në sulm. Bëhet fjalë për yllin e Kosovës, Edon Zhegrova. Anësori është pjesë e Lille në Francë dhe deri më tani ka luajtur në 7 ndeshje dhe ka shënuar dy gola, edhe pse vetëm një herë ka qenë titullar.

Daily Star në Angli raporton se Arsenali është gati ta transferojë Zhegrovën për 11 milionë euro. Lille e bleu sulmuesin në janar te Basel për shumën e 7 milionë eurove dhe në aspektin financiar për francezët do ishte një lëvizje e mirë dhe me perfitim. Edon Zhegrova e nisi dje për herë të parë si titullar te Lille që nga transferimi në merkaton e janarit ku la zviceranët e Basel dhe u transferua tek kampioni në fuqi i Francës për 7 milionë euro.
Nëse javën e kaluar, kur u fut si zëvendësues, Zhegrova shpëtoi Lillen duke barazuar shifrat 1-1 në transfertë ndaj Angers me një super gol, sot është bërë sërish protagonist. Pas 45 minutave të para, Lille është duke u mundur 1-2 në fushën e vetë nga Lens, në ndeshjen e vlefshme për javën e 32 të Ligue 1.
Miqtë shënuan të parët me Frankoëski që në minutën e katërt dhe më pas dyfishuan shifrat në minutën e 37-të me Kalimuendo. Zhegrova është produkt i sistemeve ekipore të të rinjve ne ekipet kosovare dhe belge. Në vitin 2012, ai u zgjodh lojtari më i mirë i Milan Junior Camp që u mbajt në Kosovë. Kujtojme qe ne Premier do t’i bashkohej gjithashtu Rashices, edhe pse ky i fundit sivjet eshte duke rene nga kategoria me Norwich qe ndodhet ne fund te tabeles se Premier League.

