Haaland si De Bruyne, zbulohet kontrata mbi tavolinë!

E ardhmja e Erling Haaland ende nuk eshte percaktuar. “Daily Star” ka njoftuar sot se Manchester City ka zhvilluar më shumë bisedime për një transferim ne Premier të Erling Haaland. Klubi i Pep Guardiola duket i gatshëm te paguajë te sulmuesi të njëjtën rroge bazë si Kevin De Bruyne, së bashku me bonuse fitimprurëse. Kjo do te thote 280 mije sterlina ne jave. Praktikisht, 1.1 mln sterlina ne muaj qe ne vit jane 13.2 mln sterlina qe do te thote gati 16 mln euro ne sezon dhe duke shtuar bonuset duke prekur gati 18 mln euro ne sezon.

Praktikisht, bruto 36 mln euro ne sezon bashke me taksat… Nje kontrate qe do te jete per 5 vite me rritje te metejshme te rroges ne mesin e vitit te trete, duke prekur keshtu edhe mbi 20 mln euro ne sezon dhe ne total nje operacion qe perfshin gati 180 mln euro vetem rroge ne 5 vjet dhe duke shtuar komisionin e Raiolas gati 200 mln euro. Duke shtuar edhe kartonin jane gati 300 mln euro. I konsideruar si një nga talentet më të mëdhenj në futbollin botëror, ai u rrit në sektorin e të rinjve të Bryne, me të cilin bëri debutimin e tij profesional, përpara se të transferohej në Molde në 2017, ku luajti për dy sezone.

Në vitin 2019 ai u ble nga Salzburgu, me të cilin fitoi një kampionat austriak dhe një Kupë të Austrisë në 2018-2019. Në vitin 2020 ai u transferua te Borussia Dortmund, me të cilin fitoi një Kupë të Gjermanisë në 2020-2021 dhe u vendos si një nga sulmuesit më të rinj dhe në të njëjtën kohë pjellor në qarkullim. Në nivel individual, ai fitoi çmimin e Lojtarit të Vitit të Ligës Gjermane në 2020-21 dhe titullin e golashënuesit më të mirë të UEFA Champions League në 2020-21, si dhe u përfshi në ekipin e sezonit në UEFA Champions League në 2020-2021. Klauzola e shitjes nga Dortmund eshte 75 mln euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close