Pas tre fitoreve rresht në tre xhirot e para të Ligë së Parë të Volejbollit në Maqedoninë e Veriut, Klubi i Volejbollit Shkëndija “njoftohet” me humbjen. Kuqezinjtë munden 3:0 në transfertë nga Xhio Strumica në kuadër të xhiros së katërt. Vendasit triumfin e morën falë koncentrimit më të mirë në çastet vendimtare, pasi që kuqezinjtë ishin rival i denjë dhe vetëm në setin e dytë u dominuan nga kundërshtari. Xhio Strumica avansoi 1:0 pas setit të parë të fituar me rezultat 25:17, fitoren e paralajmëruan në setin e dytë kur ishin bindës 25:11, ndërsa edhe pse Shkëndija në setin e tretë shkoi deri në 23 pikë, gjithsesi Xhio Strumica mbylli ndeshjen me rezultat maksimal, 3:0.

“Pas tre fitoreve rradhazi sonte klubi ynë pësoi disfatë 3:0 në Strumicë. Kundërshtarin urojmë për fitoren, kurse neve na pret edhe shumë punë. Forca Shkëndija”, ka shkruar në profilin e tij në facebook njëri prej lojtarët më me përvojë të Shkëndijës, Habil Ajeti.
Kjo ishte fitorja e katërt për strumicasit dhe me 12 pikë maksimale bashkë me Universitetin e Tetovës ndajnë pozitën e parë, ndërsa Shkëndija me 9 pikë ndanë vendin e tretë me Vardarin dhe Borecin.

