Përfaqësuesja U19 e Maqedonisë më 10 dhe 12 nëntor në Shkup do të zhvillojë dy ndeshje kontrolluese përballë Malit të Zi. Dy ndeshjet do të zhvillohen në stadiumin në lagjen Gjorçe Petrov të Shkupit.
Seleksionuesi i përfaqësueses U19 të Maqedonisë, Shkumbin Arsllani për ndeshjet kontrolluese me Malin e Zi ka ftuar këta futbollistë:
Portierë: Kire Novakov (Trigllav Krlaj, Slloveni), Stefan Mitrev (Arau, Zvicër), Aleksandar Angelkovski (Renova);
Mbrojtës: Filip Kostovski (Sileks), Aleksandar Gjurkovski (Vardar), Martin Radulloviq Veliçkoviq(Vardar), Imran Fetai (Apolonia, Shqipëri), Viktor Krstevski (Vardar), Sllave Markoski (Ohrid Lihnidos), Spase Terziev (Akademia Pandev);
Mesfushorë: Dimitar Todorovski (Rabotniçki), Luka Stankovski (Rabotniçki), Ivan Nikollov (Akademia Pandev), Hamza Ramani (Vëllazërimi), Behar Feta (Shëndija), Florent Sopi (Osterlen, Suedi), Dario Markovski (Minister, Gjermani), Zufer Shaini (Brunje Grishuplje, Slloveni);
Sulmues: Arda Okan Kurtulan (Fenerbahçe, Turqi), Mario Ilievski (Septemvri, Bullgari), Metodi Maksimov (Rabotniçki), Luan Abazi (Will, Zvicër), Lirim Idrizi (Shkupi);

Ndeshja e parë më 10 nëntor (e martë) do të luhet me fillim në orën 13:00, ndërsa takimi i dytë më 12 nëntor (e enjte) luhet në orën 11:00.

