Kumanovari Erdin Ismaili deçiziv në titullin e FC Basel U18 

Skuadra e moshave në 18 vjeç të Bazelit ka fituar titullin kampion në këtë kategori në Zvicër.

Merita të pakontestueshme e të mëdha shkojnë në adresë të kapitenit të skuadrës, Erdin Ismaili.

Shqiptari me prejardhje nga Kumanovë shkëlqen te Baseli, kohë pas kohe merr shans edhe në ekipin e parë, derisa u kthye të ndihmojë skuadrën U18 kur si kapiten udhëhoqi ekipin në ndeshjen e fundit të fituar 6:0 ndaj Zurich-ut. Pas ndeshjes Ismaili ishte ai që pranoi trofeun e kampionit.

18 vjeçari muajin e kaluar ishte pjesë e ekipit të parë në përballjet e fundit që Baseli pati me St.Gallen, Servette, Lugano.

Erdini me lojën e tij po shfaqet bindës në futbollin zviceran, duke qenë edhe pjesë e reprezentacionit të Zvicrës me gjeneratën U18. Djaloshi i talentuar vjen nga një familje shqiptare me origjinë nga Kumanova, që jeton në Hasanbeg të Shkupit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close