Lajmi i paralajmëruar nga Sportmania prej disa ditë më parë, sot merr zyrtarizim nga ekipi gjerman. Reprezentuesi i vendit Visar Musliu edhe përfundimisht ndryshon skuadër. Gostivarasit nga rradhët e Ingolstadt kalon në Bundesliga 2 te SC Paderborn 07. Kontrata është dy vjeçare me opsion për një vit të tretë.

Interesant është fakti se në prezantimin e Musliut te Paderborn në krahë qëndron Fisnik Nuhiu, ish-drejtori sportiv i KF Renova, tashmë i kyçur në një kompani serioze për menaxhim të lojtarëve.

