Al Ittihad pas “bingos” me Karim Benzema dhe blerjes së afërt të N’Golo Kante, u zhvendos për një tjetër “bombë”, pasi kërkonte të blinte yllin e Tottenhamit, Heung Min Son. Por këtë herë paratë e sauditëve nuk mjaftuan…

Me deklaratat e tij, sulmuesi korean theksoi se në këtë fazë të karrierës së tij nuk i interesojnë paratë dhe dëshiron të vazhdojë në Premier League dhe Tottenham.
“Kam shumë gjëra për të bërë në Premier League. Nuk më interesojnë paratë tani. Krenaria për të luajtur futboll, për të luajtur në ligën time të preferuar është e rëndësishme. Dua të luaj më shumë për Tottenhamin”,- ka sqaruar Son.


