Skuadra e Gostivarit, që edicionin e ri do të luaj në mesin e më të mirëve në futbollin vendor, gjatë ditës së sotme ka prezantuar futbollistin e talentuar shkupjan, Anid Abazin. Bëhet fjalë për një futbollistë vetëm 20-vjeçar, i cili te skuadra nga Pollogu vjen si lojtarë i lirë, pasi së fundmi luajti me Skopjen.

Ky është klubi i tretë në karrierën e Abazit, i cili në Ligën e Parë numëron gjithsej 12 ndeshje dhe 2 gola të shënuar, nga një me dy skuadrat e tij të deritanishme, FC Shkupin dhe Skopjen.

