KF ES nga Kamenjani i Tetovës merr pamje serioze, hapet zyra e klubit

E nisur si inciativë për stërvitje të fëmijëve, fillimisht si Qendra Sportive Trajnuese “ES”, puna e vëllezërve Elmas dhe Burim Sinani po merr kahje serioze, pasi tashmë fshati Kamenjan po fiton Klub Futbolli serioz pikërisht nën ombrellën “ES”. Faktikisht KF “ES” tashmë garon në Ligën Komunale dhe me KF Kamenjanin që garon në Ligë e Tretë, pikërisht përmes skuadrës “ES” prezantohet fshati në garat komunale. Dhe duket se vetë qytetarët e këtij vendi kanë mirëpritur këtë iniciativë sepse vëllezërit Sinani bëjnë punë shumë të mirë. 

Duke parë se puna e tyre vlerësohet me nota pozitive, dhe në drejtim të transparencës ndaj fshatit e qytetarëve nga KF “ES” kanë vendosur të bëjnë hapin e rradhës.

KF “ES” tashmë është bërë edhe me zyrë dhe lokacion zyrtar që rrallë apo asnjë klub i kësaj kategorie mund të lavdërohet. Mos i ngatërrojmë gjërat, stadiumi i fshatit dhe zhveshtoret janë diçka tjetër, që Kamenjani  gjithsesi se i posedon, por tashmë KF “ES” ka edhe një zyrë ku mund të gjendet qasje për gjithçka në lidhje me klubin, qoftë për seniorët apo grupmoshat e reja.

“Hapja e zyrës erdhi si nevojë që iponohej si po rritemi ne si klub. Kemi numër të madh të fëmijëve që stërviten pranë Qendrës tonë sportive, prindërit shpesh kanë nevojë për biseda informative dhe duke mos dashur këto takime të zhvillohen në kafene e gjithandej, si kryesi kemi vendosur të gjejmë një lokacion që do të jetë zyra oficiale e klubit”, thotë Burim Sinani, më i madhi i vëllezërve që i dhanë jetë KF “ES”. 

“Fatmirësisht gjërat kanë ecur mirë dhe ne duam të identifikohemi për transparencë. Zyra është në funksion edhe për kryesinë, sponsorët, përkrahës të klubit, futbollistët e ekipit të parë e gjithçka që ka lidhje me klubin. Në plan afatgjatë, synojmë kjo zyrë të shndërrohet në një shtëpi të dijes rreth sportit dhe futbollit”, përfundoi Sinani, që potencoi se jo rastësisht lokacioni i zyrës është zgjedhur përballë çerdhes së fëmijëve te shkolla e vjetër në fshatin Kamenjan. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close