E dhimbshme, pas babait, Dashmir Elezi humb edhe gjyshin

Vetëm 18-të vjeç dhe përballet me dy goditje të mëdha në harkun kohor prej vetëm 1 muaj. Fillimisht humbi babain në një aksident trafiku në Bullgari, ndërsa tashmë edhe gjyshin. Sulmuesi në largim i Shkëndijës së Tetovë po kalon momente vërtet të vështira private. 10 dhjetori i vitit 2022 do të sillte lajmin e kobshëm kur në ditën kur mbushte 40 vite, Skender Elezi ndërroi jetë në afërsi të Plovdivit në Bullgari. Pa u mbushur një muaj, Dashmir Elezi humbi edhe njeriun tjetër më të afërt, gjyshin. Gjithçka ndodh në momentet deçizive kur sulmuesi i Shkëndijës duket gati të bëjë hapin e parë të rëndësishëm në futbollin ndërkombëtarë.

Elezi të shtunën futi në dhe gjyshin, gati një muaj pas babit, të dielën udhëton drejt Gjeorgjisë, ndërsa nëse gjithçka shkon si duhet, të hënën pritet të firmosë me një prej ekipet më të mëdhe të vendit, Torpedo Kutaisi. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close