Tre kandidatët e nominuar për golin e vitit 2022, i njohur si “FIFA Puskas Awards”, janë braziliani Richarlison, Dimtri Payet dhe Marcin Oleksy.

Futbollisti i Evertoni garon me golin e shënuar për kombëtaren e Brazilit, në ndeshjen e Kupës saë Botës ndaj Serbisë.
Francezi Dimtry Payet është i nomuniar për golin e shënuar në ndeshjen e Conference League, Marseille – PAOK.
Në list është edhe polaku me aftësi të kufizuara Marcin Oleksy, i cili shënoi një supergol në futbollin mes lojtarëve me këmbë të amputuara.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet me 27 shkurt.

