Carlo Ancelotti thuhet se ka pranuar ofertën e Brazilit

Carlo Ancelotti, aktualisht trajner i Real Madridit, duhet t’i bashkohet Brazilit në fund të sezonit, për t’u bërë trajner i ‘Seleçaos’. Kështu raporton këtë të premte ESPN, pasi tekniku 63-vjeçar italian është i lidhur me ‘los blancos’ deri në vitin 2024.

Sipas medias braziliane, trajneri i Madridit mund të nënshkruajë një kontratë deri në vitin 2026, e cila do ta çonte deri në Botërorin e ardhshëm, të organizuar në kontinentin e Amerikës së Veriut. Sipas të njëjtave informacione, të gjitha palët tashmë kanë rënë dakord, gjë për të cilën janë njoftuar edhe lojtarët brazilianë të Real Madridit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close