KB Çair debuton me fitore në elitën e basketbollit

Klubi basketbollit Çair 2030 ka debutuar në Superligën e vendit tonë në mënyrën më të mirë të mundshme, duke triumfuar në transfertën me Kumanovën. Në një ndeshje të dominuar nga fillim deri ne fund, basketbollistët e drejtuar nga trajneri Erhan Ramadani arritën ta mbyllin takimin me rezultatin 87:79, duke regjistruar kështu fitore në debutimin në Superligë. Amerikani Daryl Stroter, me 27 pikë nga 35 minuta lojë të kaluara në parket, ishte lojtari më meritor për triumfin e skuadrës nga Çairi. 18 pikë tjera realizoi amerikani Mohamed si dhe Thaçi shtoi edhe 11 pikë. Në xhiron e dytë të elitës së basketbollit vendor, Çairi do ti matë forcat me Skopjen, me ndeshjen që do të luhet në palestrën në Kale me 13 tetor.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close