Pasi javë më parë shkroi historinë duke siguruar biletë për në Superligë, KB Çair 2030 nuk e ka ndërmend të ndalet, pasi sonte mundi 91:79 Strumicën, në finalen e vlefshme për Ligën e Dytë të Basketbollit vendor.

Perioda e parë e takimit ishte e ekuilibruar, ndërsa në 3 periodat e ardhshme të përzgjedhurit e trajnerit Erhan Ramadan diktuan ritmin e lojës duke fituar në fund takimin 12 pikë epërsi.
Kujtojmë që KB Çair 2030 dhe Strumica me vet pjesëmarrjen në finalen e vlefshme për Ligën e Dytë siguruan nga biletë për në mesin e 12 skuadrave të cilat sezonin e ardhshëm do të jenë pjesë e Superligës së Basketbollit vendor.

