Francesco Acerbi do të jetë zëvendësuesi i Giorgio Chiellinit te Juventus. Bardhezinjtë kanë gjetur marrëveshjen me Lazion me anë të një shkëmbimi me Ruganin. Marrëveshja erdhi ditën e dielë, ku dy skuadrat u përballën në kampionat.

Në ditët në vijim do të diskutohen formulat. 34-vjeçari do të bëhet plotësisht një lojtar i Juventusit, ndërsa Rugani mund të mbërrijë në Romë në formën e huazimit me detyrim blerje. Acerbi, pas një tjetër përplasjeje me ultrasit e Lazios, do të ndryshojë ambjent dhe në moshën 34-vjeçare ka shansin ta mbyllë karrierën me stil.
Një përforcim eksperience për Allegrin i cili gjithsesi do të ketë ende në dispozicion Bonuccin dhe De Ligt, ky i fundit në negociata për rinovimin e kontratës deri në vitin 2026.

