Në “Ramon Sanchez Pizhuan” të Sevillas u zhvillua finalja e Europa League mes Rangers dhe Frankfurt. Do të ishte skuadra e Frankfurt që do të fitonte trofeun më të lakmuar për klube.
90 minutat e takimit përfunduan me shifrat 1-1 dhe për të vendosur fituesin duhej koha shtesë ose goditjet e penalltive.

Sa i përket takimit, fillimisht, Rangers kaloi në avantazh në minutën e 57′ kur Joe Aribo shënoi për skocezët, pas një gabimi të mbrojtësit Tuta. Avantazhi nuk zgjati shumë sepse Frankfurt vendosi baraspeshën.Në minutën e 69’ ishte Rafael Borre ai i cili shënoi për skuadrën gjermane.
Pas një krosimi të Kostic nga e djathta, kolumbiani me majën e këpucës arrin ta dërgojë topin në fundin e rrjetës. Në shtesë dy skuadrat nuk u munduan të hidheshin në aventurë, duke e mbyllur 30 minutëshin në barazim. Sa i përket 11-metërshave do të ishte skuadra gjermane që do të fitonte me shifrat 5-4,ndërsa për skuadrën skoceze do të gabonte ish-lojtari i Juventusit.

