Jasin Lama shkëlqen edhe në boksin profesionist, shënon fitoren e dytë!

Ashtu siç ka shkëlqyer në boksin amator, ashtu është duke shkëlqyer edhe në meçet e para në boksin profesionist. Bëhet fjalë për boksierin shkupjan Jasin Lamën i cili sonte shënoi fitore në meçin e dytë në boksin profesionist duke mundur me nokaut boksierin hungarez Gyula Rozsas. Lama dominoi gjatë gjithë kohës dominoi meçin, duke mos i dhënë asnjë mundësi kundërshtarit të tij. Kujtojmë që më 30 korrik Lama regjistroi fitoren në meçin debutues në boksin profesionist duke mposhtur bullgarin Samuil Dimitrov me nokaut.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close