Tregu ballkanas është bërë interesant për klube të ndryshme nga liga më të avansuara, posaçërisht kampionati shqiptar prej ku jo rrallë ndodhin transferime interesante.

Jackson, sulmuesi anësor i Egnatias ishte dëshirë e madhe e Shkëndijës së Tetovës, madje klubet kishin gjetur akordin dhe lojtari gjithashtu ishte pajtuar me kushtet personale. Mirëpo në moment të fundit gjithçka u prish, me vendim të lojtarit.
Sportmania mëson se në adresë të brazilianit ka mbëritur ofertë nga Istanbulspori që garon në Superligën e Turqisë. Lojtari madje ka udhëtuar drejt qytetit të Bosforit dhe çështje ditësh është kur do të zyrtarizohet si lojtar i ri Istanbulsporit. Drejtuesit e klubit turk duken të bindur se nga Superliga shqiptare do jetë i denjë për tu përshtatur, pasi që detyra e Jacksonit do të jetë të zëvendësojë pikërisht një ish-futbollist të Superiores. Tetovari Valon Et’hemi është para transferimit jashta Turqisë dhe ish-lojtari i Kukësit duhet të zëvendësohet nga Jackson.
Gjithsesi, këto janë hipoteza në bazë të informacioneve që kanë arritur te ne, ndërsa ditën në vijim do të tregojnë nëse gjithçka do të realizohet sipas planit.

