Gallatasaray arrin marrëveshje me Norwich për transferimin e Milot Rashicës

Milot Rashica pritet të jetë transferimi i parë i Gallatasarayt.

Mediat turke raportojnë se Gallata ka arritur marrëveshje me skuadrën e Norwich Cityt, për transferimin e sulmuesit kosovar.

Kampioni i Turqisë do të paguajë 7 milionë për Milot Rashicën.

Ai do të nënshkruaj kontratë 4 vjeçare me Gallatasarayn.

27-vjeçari në sezonin e fundit ishte i huazuar te Gallata ku bëri 26 paraqitje, duke shënuar 4 gola dhe dhuroi 6 asiste.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close