Ja përse trajneri Roberto Moreno e refuzoi kombëtaren e Kosovës, për të pranuar atë të një klubi rus!

Gazeta spanjole “AS” raporton, se trajneri spanjol Roberto Moreno i ka thënë “po” klubit të ligës elitare ruse të Sochit, duke hequr dorë nga oferta që e mori nga Federata e Futbollit të Kosovës, për ta drejtuar kombëtaren e “Dardanëve”.

Sipas medias iberike, Morenon e bindi më shumë projekti i klubit rus, sesa ai i Kosovës, apo i klubit turk, Adana Demirspor, të cilët po ashtu kishin shprehur interesim për të.

Madje, ditë më parë qarkulloi një fotografi, ku shiheshin në një darkë në Stamboll presidenti i FFK-së, Agim Ademi dhe trajneri Moreno.

Ja përse trajneri Roberto Moreno e refuzoi kombëtaren e Kosovës,

Sipas “AS”, trajneri spanjol ka rënë dakort me pronarët e Socchit, të zhvillojë një projekt ambicioz, pavarësisht se skuadra ruse renditet në fund të klasifikimit. Ai pritet të jetë trajneri i katërt i Sochit në këtë sezon, pas Jojlov, Tochilin dhe Kliuyev.

Sochi është një skuadër në pronësi të Boris Rotenberg, njëri nga njerëzit më të pasur dhe më të fuqishëm në Rusi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close