“I sëmuri imagjinar”, mësohet mashtrimi i Aboubakar! Ja pse ai bënte si i dëmtuar dhe nuk stërvitej te Besikatasi

Vincent Aboubakar ka patur një raport mjekësor në javët e fundit nga stafi mjekësor i Besiktas-it, duke iu nënshtruar një program trajnimi individual për shkak të shqetësimit.

Gjithçka mirë deri tani, përveç se paragrafi i mësipërm nuk është gjë tjetër veçse një pretekst i sajuar nga sulmuesi kamerunas, për të fshehur nga ekipi i tij, arsyen e vërtetë pse ai donte të shmangte stërvitjen.

Sipas “Fanatic”, Abubakar kishte gënjyer ekipin e tij, se do të shkonte në Francë për të vizituar gruan e tij të sëmurë, por në fund arsyeja e vërtetë e udhëtimit, ishte që ai do t’i nënshtrohej një transplanti flokësh.

Kështu, kur u kthye në Turqi, ai u shtir si i dëmtuar, pasi mjekët e këshilluan të shmangte goditjet e topit me kokë për një periudhë prej tre javësh. Më në fund, megjithatë, gënjeshtra e kamerunasit u zbulua, kur Besiktashi e la atë jashtë skuadrës dhe e dënoi me gjobë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close