Interi me një mungesë ndaj Lacios

Tjetër dëmtim për Stefano Sensin, që detyrohet të mungojë në ndeshjen e së dielës përballë Lazios. Mesfushori zikaltër ka marrë një goditje në kyçin e këmbës së majtë në takimin e Kupës së Italisë përballë Napolit. Sensi iu nënshtrua testeve mjekësore, që treguan se nuk mund të japë kontribut në këtë përballje mes dy skuadrave pretendente të Serisë A.

Javën e ardhshme do të jepet një vlerësim më i saktë për kohën që i duhet lojtarit të riaftësohet plotësisht. Conte, përveç Sensit, nuk do të ketë nën urdhrat e tij për ndeshjen me bardhekaltrit as të dëmtuarit e tjerë Handanovic, Esposito e Gagliardini.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close