Halim Abazi trajner i Senad Gashit për duelin e 9 shtatorit në Leverkusen

Në Tetovë ndoshta nuk respektohet aq sa meriton për punën që bën, por gjen vlerësim në Gjermani ku momentalisht punon si trajner i një boksieri të fortë e që renditet goxha lartë në ranglistën botërore, si që është Senad Gashi. 

Ky është tetovari Halim Abazi, pronar dhe trajner i Boxclub Shkëndija No Limit, organizator i 10 super eventeve të boksit “Night of the Champions” duke sjellë boksierë të njohur nga vendi dhe jashtë në Tetovë, por që realisht nuk mori mbështetjen e duhur nga autoritetet. 

Gjithsesi, një apsionant i madh i boksit kurrë nuk stepet nga mospërkrahja e duhur, por vazhdon të japë më të mirën nga vetja kado që gjen mundësi. 

Halim Abazi momentalisht qëndron në Leverkusen të Gjermanisë, ku punon me boksierin e njohur, Senad Gashi. Më 9 shtator do të zhvillohet një super event në Leverkusen ku mes tjerash do të boksojnë edhe Nelson Hysa e Benjamin Imeri, ndërsa Gashi do të ndeshet me Alen Lauriolle, maqedonasi me shtetësi të Gjermanisë. Pikërisht Halim Abazi punon intensivisht me Gashin, për duelin e 9 shtatorit. 

Jam në Gjermani për të punuar me Senad Gashin për dy duelet e rradhës shumë të rëndësishme. Më 9 shtator bokson në Leverkusen, ndërsa më 30 shtator ka duel tepër të rëndësishëm. Po fitoi edhe atë luftë, atë herë më 22 dhjetor në Republikën Çeke ka gjasë të boksojë për titullin kampion i botës në versionin WBC. Prandaj them se dy luftat më 9 dhe 30 shtator kanë rëndësi të madhe për tu përgatitur dhe për ti fituar”, shprehet për Sportmania, Halim Abazi. 

Thjesht kam ardhur t’i jap nga eksperienca ime diçka të re Senadit, synojmë ti ndryshojmë stilin e tij të të boksuarit. Gashi pëlqen metodat e mia të punës, është i kënaqur dhe dëshiron të bashkëpunojmë. Kështu në dy ndeshjet e rradhës unë jam trajner i Senad Gashit. 7 javë do të jem pranë tij dhe do ta stërvis dhe shpresoj të kemi sukses”, shton Abazi, që shpalos se pas ndeshjes me Alen Lauriolle, nga 10 shtatori bashkë me Gashin transferohen në Spanjë ku do të vazhdojnë përgatitjet për duelin e rradhës. Në gjërat ecin si duhet dhe Gashi merr rezultatet e pritura, nuk përjashtohet mundësia që mes Abazit dhe boksierit të vazhdohet bashkëpunimi edhe për më tutje. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close