Gundogan: Sfida me Spanjën s’ka favoritë, kualifikohet kush mbrohet më mirë

Gjermani-Spanjë do të jetë çerekfinalja e parë e Euro 2024-ës, në atë që cilësohet me të drejtë si finale e parakohshme, pasi vihen përballë dy skuadrat pretendente kryesore për të triumfuar mbrëmjen e 14 korrikut në Berlin.

Që të dyja kanë treguar një futboll mjaft të bukur dhe kanë bindur deri në këtë fazë në Europioanit, por vetëm njëra do të mund të vijojë rrugëtimin në gjysmëfinale, teksa kapiteni i gjermanëve, Ilkay Gundogan pranon se përballja e të premtes në Shtutgart nuk ka favoritë.

“Vihen përballë dy skuadrat që kanë bindur më shumë deri në këtë pikë të Europianit, dy favorite për të fituar dhe vetëm njëra do të vazhdojë. Do të jetë një sfidë pa favoritë dhe besoj se do të kualifikohet skuadra që do të sillet më mirë në fushë, sidomos në fazën mbrojtëse. Shpresoj të jemi ne ata që do të vazhdojmë më tej”, u shpreh Gundogan.

Gjermani-Spanjë do të startojë të premten në orën 18:00, ndërsa në mbrëmje do të zhvillohet çerekfinalja tjetër, ajo mes Francës dhe Portugalisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close