Granit Xhaka hetohet për trukim

Janë duke vazhduar hetimet rreth kartonit të verdhë që iu dha Granit Xhakës në Ligën Premier, fitoren e Arsenalit ndaj Leeds United sezonin e kaluar dhe po shqyrtojnë një komplot të dyshuar kriminal që përfshin mafinë shqiptare dhe një ish-futbollist profesionist i cili është dënuar për trukim ndeshjesh.

Gazeta ‘’Daily Mail’’ zbuloi në qershor se hetimi i FA për kartonin e verdhë të çuditshëm të Xhakës për humbje kohe dhjetorin e kaluar iu kalua Agjencisë Kombëtare të Krimit, e cila drejton luftën kundër krimit të rëndë dhe të organizuar në Mbretërinë e Bashkuar.

Ky hetimi i FA u shkaktua nga modele të dyshimta bastesh që u shfaqën në fund të lojës ku Arsenali po fitonte me rezultat  ‘4-1’në Elland Road, dhe në baste u vendosën 52,000 funte që Xhaka do të ndëshkohej në 10 minutat e fundit të lojës.

Xhaka u ndëshkua me karton të verdhë nga gjyqtari Andre Marriner në minutën e 86-të pasi vonoi të ekzekutonte një goditje dënimi, pavarësisht se Arsenali po fitonte dhe kishte kontroll të plotë të lojës.

Daily Mail shkruan se hetuesit e NCA kanë zbuluar prova të shumave të konsiderueshme të basteve në kriptovaluta në tregje që nuk janë të rregulluara në këtë vend, me një pjesë të madhe të aktivitetit që mendohet se ka ndodhur në Shqipëri.

NCA po shqyrton gjithashtu pretendimet se Alban Jusufi, një sulmues suedezo-shqiptar i dënuar me pesë vjet pezullim për trukim ndeshjesh nga gjykatat suedeze në vitin 2017, vuri shuma të mëdha duke vënë bast që Xhaka të ndëshkohej.

41-vjeçari u shpall fajtor për korruptimin e portierit të AIK-ut, Kyriakos Stamatopoulos, me 150,000 funte për të mos përformuar mirë përpara një derbi kundër IFK Gothenburg në 2017. FA e Suedisë e shtyu ndeshjen pasi u raportua trukimi i ndeshjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close