Galatasaray me ofertë zyrtare për Mertens

Galatasaray kanë shfaqur interesim serioz për Dries Mertens.

Mertens është lojtar i lirë, pasi i skadoi kontrata me Napolin. Është ekipi turk që kanë shfaqur interesim për belgun.

Ndërsa sipas Fabrizio Romanos, ata tashmë kanë bërë ofertën e tyre zyrtare, transmeton lajmi.net.

4 milionë euro paga neto për sezon plus shtesa, marrëveshje e re që do të aktivizohet në rast se Galatasaray do të kualifikohet në UCL 2023/24.

Mbetet të shihet nëse lojtari do të pranojë ofertën nga ekipi turk.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close