Gostivari mposht Sarajevën në miqësore

Gostivari ka shënuar fitore ndaj ekipit boshnjak FK Sarajevo në një ndeshje miqësore, duke triumfuar me rezultat 2-1.

Sarajeva kaloi e para në epërsi, por skuadra nga Liga e Parë e Maqedonisë së Veriut reagoi fuqishëm në pjesën e dytë. Mbende (54’) dhe Simonovski (56’) shënuan golat që i siguruan Gostivarit një fitore të vlefshme në këtë test përgatitor.

Ky triumf jep sinjale pozitive për ekipin, i cili po përgatitet për pjesën e mbetur të sezonit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close